Saturday, May 5, 2018

DOKUMENTA VERTETUES MBI PJESMARRJEN E NIKOLLE NISHKUT NE SHPALLJEN E PAVARESISE NE TIRANE.




"FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA "  PASHKO VASA

Nikolle Nishku ne 26 Nentor 2016 nuk u perfshi ne nderimet e Bashkise se Tiranes mes emrave te disa familjeve te nderuara tiranase ,  si nje nga perfaqesuesit e popullit shqiptar ne Shpalljen e Pavaresise dhe aktin e ngritjes se flamurit ne te njejten date ne vitin 1912 krahas 11 - 15  patrioteve te tjere si nje nder organizuesit  dhe drejtuesit e ngjarjes.












Per sqarim nepermjet ndihmes  se Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shqiperise ,  po argumentoj me fakte , permes dokumentave shteterore , rolin e tij si pjesmarres ne ngjarjen e shenjuar,  atdhetar i flakte , shqiptar i rendesishem dhe i kompletuar mes elites se patrioteve , i vleresuar si ne Bashkesine e Krishtere dhe  ne mbare bashkesine e banoreve te qytetit te Tiranes.

TELEGRAMI I SHPALLJES SE PAVARESISE KOMBTARE DREJTUAR GJITHE SHQIPERISE














" ... Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq. " NDRE MJEDA




Nikolle Nishku siç rezulton nga faktet dhe burimet autentike, e ka te merituar dhe jo te blere , as te krijuar apo te shpikur pjesemarrjen si protagonist ne aktin  e shpalljes se Pavaresise ne qytetin e Tiranes ose Diten e Flamurit ne kryeqytet , 26 Nentor 1912.  Kete e vulos nje here e pergjithmone ,  deshmia me firme e Esat Dishnices mbi dy burime te rendesishme  deshmitaresh te kohes si atdhetaret Abdi Toptani dhe Jusuf Elezi.




 Per kedo qe hedh dyshime antishqiptare  mbi pranine  ne kete ngjarje te Shenjte per bashkombasit  apo shqiptarsine e Nikolle Nishkut  ,  faktet dhe konkluzionet e akademikeve reale e pa tituj e spaleta, si Ramadan Sokoli e Sami Frasheri ndriçojne si drita e diellit.

"VLLEHET JANE SHQIPTARE SI ARBERESHET E ITALISE , KJO SHPJEGON ROLIN E TYRE NE PAVARSINE E SHQIPERISE DHE RILINDJEN KOMBTARE "  RAMADAN SOKOLI 



Saturday, November 24, 2012

100 vjet nga Flamuri Kombtar ne Tirane - pavarsia ne 26 Nentor 1912-2012

100 vjet nga Flamuri Kombtar ne Tirane - pavarsia ne 26 Nentor 1912-2012
http://www.youtube.com/watch?v=FnnCOGFwWgw&feature=youtu.be
 
Nikolla Nishku - personalitet i Tiranës së fundshekullit XIX fillimshekullit XX. "

Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:


Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.


Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.


Nxënës i Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.


Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.


Mori pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.


Pak më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.


Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.

Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.


Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.


Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:





Friday, November 23, 2012

NDERI I QARKUT TE TIRANES NIKOLLA NISHKU - 26 NENTOR 1912-2012

 Ne foto: Çasti i dhenies se vleresimit Nder i Qarkut te Tiranes nga kryetari  z. Tasim Mema 
 perfaqesuesit me te vjeter te familjes z. Llazar Haxhinasto.


           Ne foto majtas : z.Fatmir Veleshnja  perfaqesuesi i Keshillit te Qarkut te Tiranes 
            Andi Bica, Valdete Antoni,Genci Antoni.
                              .                                                                                          
                                                



Ne foto djathtas:   Genc Antoni,  Artan Nishku, Dashi Antoni, Yllka Ketri, Valdete Antoni,
                               Vangjel Haxhinasto dhe Llazar Haxhinasto, Andi Bica.
            



Këshilli i Qarkut të Tiranës, nderoi me cmimin "Nderi i Qarkut" 16 personalitete të shquara të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në 100 vitet e shtetit shqiptar. Kryetari i Qarkut, Tasim Mema dha medaliet e mirënjohjes familjarëve të 5 figurave të familjes Toptani, Nikolla Nishkut, Ismail Ndroqit, Ramazan Bogdanit, Servete Maci, Hamit Borshi, Burhan Kalaja, Uran Butka etj. Me medalje u nderua edhe nentetar Feti Vogli, i cili humbi jetën disa muaj më parë si pjesë e trupës paqeruajtëse në Afganistan.Ne kete takim u vu re ende mungesa e njohjes mbi rendesine dhe vlerat e personaliteteve te tjera qe ngriten flamurin ne Tirane qe perfaqesuesi i denje i Bashkesise Ortodokse tiranase si Fan Koja miku dhe i afermi i Nikolla Nishkut, Sheh Ahmet Pazarit dhe Xhemal Pazarit, Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi dhe Spiro Politoqi.Per me teper si konkluzion brenda dashamirsise iu sugjerua autoriteteve vendore te qarkut dhe bashkise qe emri i   Rruges  Nikolla   Nishku te rikthehet ne identitet duke ardhur nga periferia ne qendren e Tiranes atje ku  jetoi dhe ngriten shkollen e pare shqipe  ne ish katedralen e krishtere te Vangjelizmose sot Hotel  Tirana.                                                                                                                                                          
            
E premte 23 Nentor 2012 - Hotel Mondial,Tirane.

26 Nentori 1912 - Dita e flamurit ne Tirane - Rrefimi i Sheh Ahmet Pazarit

"Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.
Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.
Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.
Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)


Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi. 


Nga libri i Sheh Muamer Pazarit:Gjeneza e Tarikatit te Larte Halveti - Sheh Ahmet Pazari. 



Friday, October 5, 2012

VOSKOPOJA





Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.



Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar

Zhvillimi në Voskopojë i profesioneve të zejeve të kohës së vet u bë një nxitës real konkurencë në të gjithë Ballkanin duke dhënë shenjat e para të një kulturë paraindustriale që do të sillte padyshim një zhvillim parakapitalist të domosdoshëm për zhvillimin e rajonit. Mallrat që prodhoheshin në Voskopojë kanë qenë të famshme dhe ndonjëherë për t’u dalluar mbanin të gdhendur shqiponjën siç ndodhte me sënduqet (Referenca vjen nga Dumont në veprën e tij për Ballkanin të cituar nga Ligor Mile: “Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare” f. 120) Sipas Aurel Plasarit, “Në qytet kishte 14 korporata. “Mund të themi pa e zmadhuar, se historia e qytetit është historia e korporatave të saj” (V. Papacostea “Despre corporatiile” f358). Në një studim gjeografik të botuar në Vjenë (të quajtur “Geografia neoterike eranistheisa apo dhiaforous suggrafeis para Dheniel ieromonakou kai Gregoriou ierodhiakonou ton Dhimetrieon, vëll.I, Vienë 1791, f.27) nën kujdesin e Daniel Jeronomakut dhe Gregor Jerodjakut pohoet se voskopojarët qenë grupuar në 14 korporata, që përfaqësonin kategoritë e mëdha industriale dhe tregtare; interesante është vërejtja e tyre: “me një fjalë ekziston në Turqi një qytet i pajisur me gjithë sa është pajisur një qytet europian” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f43).

Por duke pasur parasysh se në Perandorinë otomane (Historia e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantranit , f.316), profesioni i tregtarit ishte një profesion të krishterësh dhe ebrenjsh është e kuptueshme që paria e qytetit ishte një pari e krishterë (të mos harrojmë edhe faktin se në Voskopojë ende dhe sot e kësaj dite janë mbetjet e 24 kishave dhe të asnjë xhamie).

Voskopoja e demokracisë urbane mesjetare

 Kisha e Shën Nikollës, Voskopojë

Elementi më i çuditshëm i Voskopojës ishte standarti demokratik i administrimit. Ajo drejtohej nga borgjezia tregtare dhe zejtare në mënyrë të pavarur nga Porta e Lartë nëpërmjet parimit të votimit. Këtë e konstatojnë shumë studiues të huaj (të cilat citohen edhe në librin “Historia e Perandorisë Osmane” nën drejtimin e Robert Mantranit, f. 314) Voskopoja ishte një qytet autonom brenda Perandorisë Otomane i përbërë nga shqiptarët, grekët dhe vllehët. Po ti referohemi referimeve të studiuesit Aurel Plasari, “Voskopoja nuk ekzistonte as në Suret Defter-in e Sanxhakut Arvanid”, (botuar nga H. Inalcik, pjesa Defteri i Përmetit dhe i Korçës përkthyer shqip nga V. Buharaja, Tiranë 1969). Nuk përjashtohet mundësia që Voskopoja të jetë trajtuar prej autoriteteve osmane “jashtë Shqipërisë”; rast i ngjashëm do të ishte ai i vilajetit të Përmetit, i vënë në dukje nga vetë Inalciku: ky vilajet “iu dha si shtojcë Jakub Beut, të birit të Teodor Muzakës” dhe si i tillë, “kjo krahinë konsiderohej jashtë Shqipërisë”.(Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 15) Gjithashtu Plasari i referohet edhe V. Papacosteas (tek “Despre corporatiile” f.358) i cili i përckton Voskopojën si një qytet “jashtë pushtetit të Portës” i cili në fakt ishte një “qytet tentakular në kuptimin e plotë të fjalës” i cili tërhiqte rreth vetes gjithë sa i vlente: tregtarë, afaristë, intelektualë të kohës, rini të fshatrave” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit f. 31). Ky është fakti më kuptimplotë që Voskopoja ishte shqiptare sepse duke qenë një qytet tentakular që thithte mes trojeve shqiptare një popullsi prej dhjetra mijë banorësh, kuptohet që elementi joshqiptar nuk mund të ishte kurrë minorancë.

Po ti referohemi dy kronikanëve të besueshëm të kohës, historianit Peyfuss dhe konsullit francez në Perandorinë Otomane, Pouqueville, përcaktimi i popullsisë shkon nga 20.000 në 40,000 banorë madje deri në 60,000 banorë (Peyfuss e konsideron ekzagjerim entuziast të Pouqueville shifrën prej 60.000) (Peyfuss' study in Neagu Djuvara, ed., Aromânii. Istorie. Limbă. Destin), (Aromanians. History. Language. Destiny), (Bucureşti: Ed. Fundaţiei Culturale Române, 1996). Po t’i referohemi përsëri Plasarit (f.31), mbi hiearkinë urbane të popullsisë, dhe rregullave themeluese të qytetit, sipas studiuesit K.H. Skënderes (K.H. Skënderes: Istoria tes arhaias kai syghronou Moskopoleos, en Athenais 1928 f15 dhe P.P. Arabantinos: Perigrafe tes Epeirou vëll. II.f.36) rritja e popullisë solli krijimin e lagjeve të reja e që përbëheshin nga banorë themelues e të ardhur. Patriarkati i vendasve, koxhobashët (paria korporative e banorëve të vjetër) kishin përcaktuar disa rregulla të vështira integrimi për të ardhurit e rinj (V. Papacostea tek Despre corporatiile f362) por duke pasur parasysh numrin e popullsisë dhe rolin tentakular të qytetit është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një qytet me mazhorancë shqiptare, fakt i mohuar nga shumë studiues grekë dhe rumunë por jo europianë perëndimorë të kohës.

Voskopoja, Djep i Rilindjes Kombëtare

Prof. Aleks Buda (në “Shkrime Historike” Tiranë 1986, Vëll.I, f368), shprehet “unë nuk ngurroj ta quaj këtë epokë dhe këtë lëvizje që na jep Voskopoja në fund të shek. XVIII Iluminizëm i hershëm dhe një stad që nuk do të thotë ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatit atë me siguri” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 50)

 Dictionary of four Balkan languages (Greek, Albanian, Aromanian and Bulgarian) created from Daniel Mоscopolites, an Aromanian from Moscopole, probably in 1770 and published in 1794? in Greek language.[1][2][3][4]

Sipas Robert Elsie “Akademia e Re ose Hellênikon Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744, e ngjashme me akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos”. Akademia e Re, Biblioteka dhe e vetmja Shtypshkronjë e Perandorisë së asaj kohe, ka qenë një trekëndësh kulturor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII. Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh shqiptar, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe formuan një identitet europian të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste. “Diplomantët e atyshëm e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht studimet si mësues, doktorë, ekonomistë, filozofë dhe juristë.” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f.315) Arti dhe kultura patën një zhvillim të paparashikuar duke e kthyer Shqipërinë në një far që ndriçonte të gjithë Ballkanin otoman. David Selenica, ka qenë artisti më influent i Rilindjes së të gjithë artit ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje në të gjithë artin ortodoks të Ballkanit sepse ai dha shenjat e para të kapërcimit të klisheve të pikturës zyrtare të Malit Athos (qëndra e ortodoksisë kishtare të kohës). Në fakt shqiptarët e njohin David Selenicën si piktorin e filmit “Kohë e largët” që e helmoi Mirush Kabashi eremit. Por pika më e fortë dhe njëkohësisht më e dobët e Voskopojës ka qenë pa dyshim shtypshkronja e saj. Po ti referohemi studiuesit të mirënjohur Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane sepse shtypshkronja tjetër e Stambollit që u hap nga Said Mehmet Efendiu në 1727, 7 vjet pas Voskopojës, u mbyll që në 1740.

Nga të dhënat e copëtuara dhe të keqpërdorura që vijnë sot, rezulton se Voskopoja po projektonte për të parën herë krijimin e një gjuhe të shkruar shqipe. Teodor Kavaljoti (1710 - 11 gusht 1789) ishte shqiptar me origjinë nga Kavaja (siç i referohet prof. Dhimitër Shuteriqi dëshmisë që vjen nga i biri i tij, Anastas Kavaljoti, të cilit i referohet studjuesi i shek. XIX Gjergji Roza), përgatiti të parin alfabet shqip dhe shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që janë zhdukur përgjithmonë. “Po t’i referohemi filologu gjerman Von Hahn (Lexicon Tetraglossan), Kavaljoti kishte shpikur një alphabet gërmat e të cilit i cili mund të identifikoheshin si si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315). Ky alfabet që është zhdukur në rrënojat e Voskopojës (apo mbahet i fshehur në ndonjë arkiv grek apo rumun), u kurorëzua me aktin më të rëndësishëm të kohës së vet: përkthimin e të parës Dhjatë të Re nga gjuha greke në gjuhën shqipe (G. Von Hanh v.II, f.320). Sipas Prof. Dhimitër Shuteriqi, “Kavaljoti u shqua si perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi nje sere veprash, qe per fat te keq jane zhdukur, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike. i paisur me kulture te gjere ai u be udheheqesi i levizjes kulturore jo vetem ne Voskopoje por edhe ne krahinat e tjera te Shqiperise se Mesme e te Jugut. Ai eshte nje nga dijetaret shqiptare te kohes qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse te Shqiperise nje karakter shqiptar. Vete Kavaljoti per kete qellim, sikurse thuhet, ndermori perkthimin e "“Dhjates se re” ne shqip”.

Gjithashtu edhe Zëvendësrekori i Akademisë së Re, në vitin 1762, Grigor Voskopojari (nga Berati që ka vdekur në 1772), kishte përfunduar shqipërimin e të dyja Dhiatave (të së Vjetrës e të së Resë). “Ishte ky një aksion shumë i madh, që kishte të bënte me përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Liturgjia në kisha pjesërisht thuhej me kohë edhe në shqip. Kjo vazhdoi edhe në shek. XVIII, edhe më pas. Në procesin mësimor të shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, së pari përmes teksteve fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të tjera. Në tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur më shumë si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar. Dhaskal Tod'hri na ka lënë edhe një fabul të shqipëruar të Ezopit. Edhe Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në atë të re dhe në shqip). Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX), prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim jo vetëm në vendlindje, por edhe në Elbasan e gjetiu.” Grigor Voskopojari shkruante me një alfabet origjinal, si edhe Bogomili, që e kishte shpikur vetë për shqipen që shkroi. Të njëjtën gjë bëri edhe Dhaskal Todri, ndofta nën ndikimin e Bogomilit, por edhe të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë. Edhe ky përdori një alfabet origjinal, që e shpiku vetë e që u përhap edhe në njerëz të tjerë në Elbasan.”

Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes. Këtë gjuhë nuk e shkruanin vetëm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe të tjerë, duke arritur të shqipëroheshin Dhiatat në atë qytet, të përdorej jo vetëm alfabeti grek, por edhe një alfabet i krijuar posaçërisht për shqipen. Kjo do të shërbente pikërisht si bazë për krijimin e identitetit shqiptar dhe bazën për kalimin nga një identitet protonacional drejt një identiteti nacional dhe që do të ndikonte në krijimin e nacionalizmit shqiptar para grekëve, serbëvve dhe bullgarëve. Voskopoja po kthehej kështu pak nga pak në një fanar ndriçues dhe orientues drejt nacionalizmit dhe pavarësisë shqiptare jo vetëm nga Perandoria por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit. Kjo ishte edhe pika e dobët e Voskopojës. Sepse Gjuha shqipe ishte kulmi por edhe vdekja e Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës plot xhami (që sot janë zhdukur), po të shkruhej, do të shkruante ndryshe historinë e territoreve të Shqipërisë dhe të Greqisë.
[redakto]
Vlerat kulturore

Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Kisha e Shën Ilias është e dëmtuar dhe pritet që të merret në dorëzim nga një shoqatë franceze, për t’u restauruar. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që mbartin mbi supe. Me mbështetjen amerikane si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashëgimi pa kufi) filloi restaurimi i kishave më 2003, që mund të vazhdojë edhe për 5 vjet të tjerë. Të vetmet ndihma të dhëna për këto kisha kanë qenë edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, apo të ndonjë shoqate tjetër.
[redakto]
Turizmi në Voskopojë

Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor. Hoteli te ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin ‘Akademia’. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar. ‘Akademia’ ka një numër të kufizuar dhomash, 28, por jo gjithnjë është plot. Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha një javore. Hoteli ka parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.

Nikolla Nishku- Pavarsia në Tiranë.

NIKOLLA NISHKU BIOGRAFI
Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e Pavarsis në Tiranë.


Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
 lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës, atje ku gjallon dhe një
 rrugë me emrin  Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri  si një
 përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i mamit”.

Tabela e re  sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
Qëndron lart diku  pranë një shtylle elektrike të vjetër druri  përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të internetit apo telefonisë tokësore.

Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
 gjeografi  shpirtërore  jo aq periferike sa Selita por  lidhet direkt  me
qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.  

Ky është dhe fati i shumë emrave të njerzve të shquar që janë
vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
 kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan.  Sidoqoftë ia
vlen kujtesa.


Nikolla Nishku dhe familja e tij tiranase, përmendet edhe në
 shënimet e kodikut të  bashkësisë së krishterë për kishën 
e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat e  parkut të liqenit, si dhuruesi të tokës.
Po kështu në këtë kodik kishtar familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
në Tiranën e vitit 1819.

Shtëpia  e  blerw  nga familja tiranse  Nishku  ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
qerpiçi  dhe tavane të drunjta të punuara mjeshtërisht  duke përfaqësuar
 motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e  para disa
shekujve me rënien e Voskopojës në vitin 1769 .  

 Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi.  Shumë pranë saj,
disa metra më tutje ngjitur ndodhej Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
 Madje disa prej antarve të familjeve Nishku, Antoni , Koja vijuan të jenë
 ndihmës gjatë shërbesave fetare.

Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë prej
një epidemie të kohës, në vitin 1924 kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
Nishku ku u strehua dhe personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës zoti Artan Nishku, portat e fisit
kanë qëndruar të hapura në çdo sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.


Nikolla mishëron dhe një tregues të
 harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
 çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje vezët e pashkëve dhe  ëmbelsirat apo
pjesa e kurbaneve për Bajram.

Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek  ish hotel  Vjosa ,
 para 100 vjetësh  ndodhej shkolla  shqipe tiranase. Edhe kjo shkollë furnizohej me
libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
 nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare  kishte dhe një bibliotekë tejet të
 pasur me libra të sjella  nga Voskopoja. Në qilarët e saj ruheshin dhe
amfora  të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
një maket të saj për ta ekspozuar në hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).



Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton  me 26 Nëntorin. Ky nxitim
 në kohë lidhet me një episod tejet të veçante dhe ende te panjohur nga
 kryeqytetasit.  Nikolla pak para ngritjes së flamurit  ishte arrestuar nga
forcat serbe qe kishin mbërritur deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*

Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb  për tu hakmarrë ndaj
 zhdukjes së familjes  së tij, bashkshorten dhe dy fëmijët që
 konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.


Nikollën serbët  e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
Menjëherë ai i drejtohet me bindje dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.


Përfaqsuesi  i   tiranasve   në pak kohë arriti të sqarojë  ngarkesën e dy
palëve duke i treguar kryekonsullit serb se familja e tij ishte ruajtur në
 mirbesim  gjallë e shëndosh dhe strehohej  në shtëpinë e tij.*

Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
 paqeje.  Familja e kryekonsullit serb u rikthye në Serbi dhe pas disa
 ditësh nga kjo ngjarje,  u shpall menjëherë  pavarsia nga paria e qytetit.*

Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
Tafaj dhe më vonë nga  ish drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
 Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe  në
 veprën
 “Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga Kristo Frashëri. *

Më tej ngjarjet vijuan ashtu si  është dokumentuar në volumin e dytë
 të  librit

 "Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
 jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
 e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931 shkruante: *

"Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
 ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
sulmon Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *

Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
 forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te
 perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
 njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

 “Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
 mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari
beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
serbeve.  Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
 pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
 Politoqi."


Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
 zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me origjinë vllehe që përbënin
një ndër elementët kulturor   të jetës qytetare në zhvillim.

Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij vlersohet  shqiptarsia  si vlerson  nipi i tij
historiani Dhimitër Antoni,  ku sipas tezës historike se vllehët ose
 vllezërit janë  pasardhësit  ilirë të  romanizuar gjatë periudhës së
punësimit nga perandoria romake  në  Daki apo territorin e Rumanisë së
sotme.

Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve të vlerta  në arsimin
shqiptar, pavarsinë kombtare  si akti i ngritjes së flamurit  në Tiranë me
 një identitet tërësisht shqiptar.

Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
në një hark kohor afro 300 vjeçar.
Nikolla Nishku kishte dy bija Florën dhe Kaliopin.
Nga e bija Flora Nishku e martuar me  Veniamin Antonin ; Nikolla   u
 trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi, Dhimitri, Jovani,  Eleonora,
dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
 sot  tiparet e një familjeje te bukur qytetare.


Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
si dhe  mamaja ime
shprehet  në mënyrë të pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
pasur”  se:

“ Stërgjyshja e pasur  lëvizte tek unë
me mantelargjëndi të gjatë,  gishtërinjtë
tërë unaza me gurë të kaltër.’’


Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
 dashurisë dhe kujdesit  të trashëguar mëmësor.*

 Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
 që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme,  e  cila duket se  lëviz  pareshtur,  në gjenet e secilit prej nesh  trashgimtarve .


 familja e Veniamin Antonit.


 Planimetria e lagjes tek Hotel Tirana

 te kisha e Shen Prokopit.

 Ne Seliten e Vogel 
Andi BICA
Stërnip i familjes Nishku


Nga libri: Shënime për Bashkësinë Ortodokse të Tiranës  - Dhimitër Beduli, Vlash Dhora e Kostandin Mara.


Familja Nishku – Pema Gjenealogjike
1.      Jovan Nishku martuar me Batën (Kleopatra) nga familja Haxhinikolla, Elbasan.
Pati dy djem (Leonidhen ,   Nikollën)  dhe 5 vajza.
-          Santa, martuar te familja Zoraqi.
-          Evgjenia, martuar te Spiro Leka.
-          Vasiliqia, martuar te Naum Hobdari.
-          Lenka,  martuar te Cili.
-          Sofija, martuar te Janku (Babakuqi).

Nga dy djemtë:
-Leonidha pati dy fëmijë: Miston dhe Arsinoin.
-Nikolla pati dy vajza: Florën,  martuar me Veniamin Antonin.
                                Kaliopin e  martuar te Murzakët.

Nikolla Nishku - jetshkrimi

Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:

Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.

Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në  zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.

Nxënës i  Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.

Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.

Mori pjesë  bashkë me këta atdhetarë   si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.

Pak më vonë, Klubi i    “Bashkësisë”   së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.

Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.

Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi  Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.

Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:
“ Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”.